Sporti

Vazhdon kriza tek Barcelona, mposhtet edhe nga Rayo Vallecano

10/27/2021 20:45
nga:Mergim Rreci

Barcelona është mposhtur përsëri në La Liga.

Pas humbjes nga Real Madrid, sonte kjo skuadër u mposht nga Rayo Vallecano, shkruan GazetaBlic Sport.

Rezultati përfundimtar i kësaj sfide ishte 1 me 0.

Radamel Falcao zhbllokoi këtë ndeshje dhe shënoi golin e vetëm të këtij takimi.

Memphis Depay kishte shansin e artë për ta barazuar rezultatin, por dështoi nga penalltia në minutën e 72-të.

Pas kësaj humbje, Barcelona renditet në pozitën e 9-të me 15 pikë.

/GazetaBlic Sport/