Lajme

Asamblisti i VV-së kundër vendimit të Mytaher Haskukës për leje ndërtimi – Degradimi i Prizrenit duhet të ndalet!

10/27/2021 14:08
nga:N M

Ambalisti në komunën e Prizrenit Ilir Gashi ka dal kundër kryetarit aktual të Prizrenit Mytaher Haskuka duke e kundërshtuar atë publikisht për disa leje ndërtimi në Prizren. 

Ai ka shkruar se si në një lagje të Prizrenit nuk mund të ndërtohen banesa shumë katëshe me arsyetimin se lagjia “Bajrakli” gjithmonë ka pasur karakterin e zonës së banimit të ulët.

Në këtë vend sipas tij do të ndërtohen objekt shtatë katësh.

Reagimi i plotë:

Kam qenë dhe do të vazhdoj të jem kundër ndërtimit të objekteve shumëkatëshe në afërsi të lagjes Bajrakli. Kjo lagje çdo herë ka pasur karakterin e zonës së banimit të ulët. Nuk mund të pranohet ngritja e objekteve 7 katëshe (P+5+nënkulm) në mes të lagjes me shumë shtëpi përreth dhe në afërsi prej 50m nga qendra historike e qytetit.
Degradimi i Prizrenit duhet të ndalet!

Daka nis betejën kundër Vjosa Osmanit, dërgon kërkesë tek Avokati i Popullit për të shqyrtuar shkarkimin e saj