Sporti

28 pikë nga 30 në dispozicion, vetëm një skuadër në histori të Serie A e nisi më mirë se ky Milan

10/27/2021 08:43
nga:Lorik J

Statistika e Milanit në stinorin e ri janë mbresëlënëse.

Mbrëmë skuadra e Stefano Piolit mundi Torinon 1-0 dhe mori fitoren e nëntë në dhjetë ndeshjet e para të ligës, 27 pikëve të cilave u shtohen një barazim i fituar në Allianz Stadium kundër Juventusit më 19 shtator, përcjell GazetaBlic Sport.

Në historinë e Serisë A, vetëm një ekip ka bërë më mirë se ky Milan: është Roma e Rudi Garcias që në sezonin 2013/14 fitoi të gjitha dhjetë xhirot e para të kampionatit.

Milani kap rekordin e gjashtë skuadrave të tjera me këto numra: Napolin e 2017/18, Milanin e 1954/55, Torinon e 1976/77, Juventusin e 2012/13 dhe Juventusin e 2018/19. Një elitë e ngushtë skuadrash që kanë fituar 28 pikë në 10 ndeshjet e para të Serisë A, së cilës mund t’i shtohet edhe Napoli i Spallettit nesër në mbrëmje në rast fitoreje ndaj Bolognas.

/GazetaBlic Sport