Lajme

Kandidatja e pazakontë për guvernatore, bën fushatë me pistoletë dhe është kundër vaksinimit

10/26/2021 21:10
nga:Y I

Shumë pak prej nesh e kanë dëgjuar emrin e Michele Fiore, 51-vjeçares italo-amerikane e cila është kandidatja më e pazakontë në zgjedhjet për guvernatorë në SHBA.

Ajo kandidon në Nevada dhe u bë e famshme falë spotit të fushatës, ku shihej me pistoletë.

Fiore, është mbështetëse e republikanëve dhe raciste e emigrantëve. Ajo është pro armëve të zjarrit dhe kundër idesë së vaksinimit të detyruar.

Por ndryshe nga republikanët e tjerë, ajo është pro martesave homoseksuale dhe legalizimit të kanabisit terapiutik, shkruajnë mediat.