Sporti

Samuel Eto’o rrezikon të futet në burg, kjo është arsyeja

10/26/2021 18:36
nga:L J

Samuel Eto’o prej disa vitesh është përfshirë në një çështje atësie, e cila mund të ketë pasoja të rënda për të.

Erika do Rosário Neves, 19 vjeç, është një vajzë e re që pretendon se është vajza e Eto’o-s, rezultat i një marrëdhënieje të supozuar që kamerunasi kishte me nënën e saj, Adinelsa do Rosário, në Madrid, përcjell GazetaBlic Sport.

Megjithatë, ish-sulmuesi i Interit dhe Barcelonës, aktualisht 40 vjeç, nuk i bindet gjykatave për më shumë se dy vjet, periudhë që ka kaluar që kur e reja kërkoi një test ADN-je dhe një pension prej 1500 eurosh në muaj.

Megjithatë, Eto’o e ka injoruar Gjykatën për më shumë se dy vjet, duke mos e  paguar shumën e prapambetur dhe tashmë ka një borxh prej 60 mijë eurosh.

Për këtë arsye, ish-ndërkombëtari i Kamerunit mund të dënohet me burg nëse nuk paguan detyrimet, sipas Fernando Osuna, avokat i Erika do Rosário Neves, në një deklaratë për ‘El Espanol’.

/GazetaBlic Sport/