Sporti

U lëndua ndaj Marseille, ja kur pritet të kthehet Verratti

10/26/2021 10:15
nga:Lorik J

Verrati u lëndua gjatë ndeshjes së PSG-së ndaj Marseille në Ligue 1 (0-0) dhe do të vazhdojë rikuperimin në mënyrë që të mund të luajë kundër Leipzig në Ligën e Kampionëve javën e ardhshme.

Lajm i mirë për Mauricio Pochettino është se ai nuk duhet të mendojë të luajë pa italianin për një kohë të gjatë. Siç bën me dije gazeta Le Parisien, Marco Verratti pritet të kthehet kundër Leipzig, të mërkurën më 3 nëntor, për xhiron e katërt të grupeve të Champions League, përcjell GazetaBlic Sport.

Verratti do të mungojë ndaj Lille në xhiron e ardhshme të Ligue 1, megjithatë do të jetë gati ndaj Leipzig.

Në mesfushë, PSG nuk mund të llogarisë as në shërbimet e Paredes.

/GazetaBlic Sport