Sporti

E konfirmon Pioli: Dy super lojtarët e Milanit janë gati për ndeshjen ndaj Torinos

10/25/2021 13:52
nga:Lorik J

Skuadra e Milanit nesër luan ndaj Torinos në kuadër të xhiros së 10’të të Serie A.

Milan aktualisht ndodhet në pozitën e dytë në tabelë me pikë të barabarta me Napolin që kryeson tabelën, teksa Torino ndodhet në vendin e 12’të me 11 pikë, shkruan GazetaBlic Sport.

Para duelit që zhvillohet në ‘San Siro’, ‘Rossonerët’ kanë marrë një lajm të mirë, pasi dy lojtarë janë rikuperuar dhe janë gati për sfidën.

Franck Kessie është shëruar nga gripi, kurse Theo Herandez ka kaluar virusin COVID-19.

Kessie pritet të luajë nga minuta e parë – teksa Theo mund të luajë vetëm disa minuta.

“Nëse Theo stërvitet sot, ai mund të jetë pjesë e ndeshjes, por nuk mendoj që e nis nga fillimi. Kessie është në dispozicion”.

Në lidhje me mundësinë e vendosjes së Kessié si një mesfushor sulmues nga minuta e parë, Pioli tha: “Unë nuk mendoj kështu”.

/GazetaBlic Sport