Ylli i Manchester United, David De Gea, ka kritikuar shokët e tij të skuadrës se “luanin si fëmijë” pasi u mposhtën 5-0 nga Liverpool të dielën.
Një hat-trick nga Mohamed Salah, së bashku me golat e hershëm nga Naby Keita dhe Diogo Jota, e dënuan Unitedin me një humbje të tmerrshme kundër rivalëve të tyre të vjetër në Old Trafford, përcjell GazetaBlic Sport.
“Ne luajmë si fëmijë”, ka rrëfyer portieri spanjoll pas ndeshjes.
Më pas ai iu drejtua fansave në llogarinë e tij në Instagram, duke thënë: “E ndjej dhimbjen e tifozëve tanë, ju i jepni ekipit gjithçka dhe ne duhet të bëjmë të njëjtën gjë. Unë e dua këtë klub dhe nuk do ta pranojmë këtë paraqitje”.
/GazetaBlic Sport


