Sporti

Carragher: Solskjaer nuk është trajner për Manchester Unitedin

10/25/2021 09:02
nga:Lorik J

Jamie Carragher ka folur pas humbjes së Manchester United ndaj Liverpoolit me rezultatin 0:5 në ‘Old Trafford’.

Sipas Carragher, skuadrës së Manchester United i nevojitet një trajner më i mirë se Solskjaer, përcjell GazetaBlic Sport.

“Unë në fakt mendoj se Solskjaer ka bërë një punë vërtet të mirë deri në këtë pikë”, tha fillimisht Carragher.

“Por pikërisht në këtë pikë tani për t’u përballur me Klopp, Guardiola dhe Tuchel, Liverpool, Manchester City dhe Chelsea, ata kanë nevojë për një trajner më të mirë”.

“Ole Gunnar Solskjaer nuk është trajner i Manchester United kur dëshiron të shkosh në nivelin tjetër. Tani janë djemtë e rritur dhe Ole Gunnar Solskjaer nuk do të jetë kurrë Jurgen Klopp, Pep Guardiola apo Thomas Tuchel”, përfundi Carragher.

/GazetaBlic Sport