Atletico Madrid nuk ka arritur të arkëtoi më shumë se një pikë në shtëpi ndaj Real Sociedadit.
“Los Rijoblancos” barazuan me Real Sociedadin me rezultatin përfundimtar që doli të jetë 2 – 2.
Pas vetëm shtatë minutave lojë, Socidad kaloi në epërsi falë golit të Sorloth që u asistua nga Alexander Isak, rezultat me të cilin edhe u mbyll pjesa e parë.
Edhe në pjesën e dytë, Real Sociedad shënoi sërish i pari përmes Isak, që realizoi eurogol nga gjuajtja e lirë (48′).
Sidoqoftë, Atletico nuk u dorëzua dhe fillimisht ngushtoi epërsinë përmes Luis Suarez që u asistua nga Joao Felix (61′).
Uruguaiani shënoi sërish, këtë herë nga pika e bardhë (77′).
Me këtë fitore, Real Sociedad bëhet lider në La Liga me 21 pikë, derisa Atletico ngritët në pozitën e katërt me 18 sosh.


