Një ndeshje që pritet padyshim nga të gjithë futbolldashësit është ajo mes Barcelonës dhe Real Madridit.
‘El Clasico’ zhvillohet sot në ‘Camp Nou’ me fillim nga ora 16:15, në kuadër të xhiros së 10’të të La Ligas, shkruan GazetaBlic Sport.
Kjo do të jetë ‘El Clasico’ e parë pa Ramos e Messin që nga viti 2004.
Reali pas nëntë takimeve ka 17 pikë në vendin e katërt – ndërsa Barça ka 15 pikë në vendin e tetë.
Pak para ndeshjes janë publikuar edhe formacionet zyrtare.
Ja përbërjet:
Barcelona XI: Ter Stegen; Mingueza, Pique, Garcia, Alba; Busquets, Gavi, Frenkie de Jong; Ansu Fati, Memphis, Dest.
Real Madrid XI: Courtois; Vazquez, Militao, Alaba, Mendy; Casemiro, Kroos, Modric; Vinicius, Benzema, Rodrygo.
/GazetaBlic Sport


