Lajme

Defrim Kafexhiu i LVV-së siguron ulëse në Kuvendin Komunal në Rahovec

10/22/2021 21:11
nga:M K

I riu nga Rahoveci, Defrim Kafexhiu, ka marrë besimin e banorëve të kësaj komune me çka ka siguruar një ulëse në Kuvendin Komunal atje.

Marrë parasysh se Kafexhiu renditet në krye të listës si një ndër më të votuarit nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, ai ka dëshmuar se gëzon mbështetje të madhe në vendlindje.

Siç bën të ditur KKZ, Kafexhiu në mandatin e ardhshëm do të jetë kuvendar komunal.

Për vite të tëra ai ka qenë pjesë e pandashme e strukturave të Lëvizjes Vetëvendosje në Rahovec. Besimi i konfirmuar për të, pritet të luaj rol të rëndësishëm në ngritjen profesionale e politike të tij.