Sporti

Lajm i mirë për Allegrin, Dybala i gatshëm për Interin

10/22/2021 18:31
nga:E K

Paulo Dybala është rikuperuar nga lëndimi dhe është rikthyer në stërvitjet e Juventusit.

Argjentinasi madje pritet të jetë i gatshëm për ndeshjen ndaj Interit, përcjell GazetaBlic Sport.

Dybala ka munguar në 4 ndeshjet e Juventus që prej lëndimit të tij ndaj Sampdorias para ndeshjeve të kombëtareve.

Ndeshja mes Inter dhe Juventus luhet të dielën në ora 20:45.

/GazetaBlic Sport/