Në një kohë kur Manchester United nuk duket të bindë fansat dhe kritikët e futbollit, trajneri norvegjez Ole Gunnar Solskjaer ka qenë më i kritikuari për mënyrën si si Manchester United e ka ndërtuar lojën e tyre, pasi tashmë ka ‘ngecur’ në disa ndeshje të rëndësishme në fillim të sezonit.
Gjatë tre javëve të ardhshme, Djajtë e Kuq do të përballen me një program ndeshjesh vendimtare për aspiratat e këtij sezoni, me Solskjaer që do të ketë vendin e tij në rrezik nëse skuadra dështon të përballojë sfidat përpara, përcjell GazetaBlic Sport.
Manchester United do të presë Liverpool-in e Klopp të dielën, pasuar nga ndeshjet me Tottenham, Atalanta dhe Manchester Cityn.
Ish -lojtari i Liverpoolit, Jamie Carragher thotë për Sky Sport se nuk e sheh trajnerin e Unitedit duke triumfuar në Manchester: “Solskjaer nuk do të fitojë një Ligë të Kampionëve ose një Premier League si trajner i United. Ai nuk e ka atë nivel në krahasim me Klopp, Pep apo Tuchel”, tha Carragher.
Nuk është vetëm Carragher, pasi që pothuajse shumica e analistëve dhe njohësve të futbollit anglez e kanë kritikuar atë në vazhdimësi/
/GazetaBlic Sport/


