Sporti

Vashat e Kosovës mposhten thellë nga ato të Belgjikës

10/21/2021 21:51
nga:Mergim Rreci

Kombëtarja e Femrave të Kosovës është mposhtur thellë nga ajo e Belgjikës.

“Dardanet” janë mposhtur me rezultat të thellë, 7 me 0, shkruan GazetaBlic Sport.

Ishte një paraqitje e jashtëzakonshme nga futbollistet vendase, të cilat e dominuan në plotësi ndeshjen.

Vashat dardane e humben një penallti në këtë takim, në atë që ishte mundësia më  e mirë për të shënuar.

Pas kësaj humbje, Kosova renditet në vendin e parafundit me 1 pikë, kurse Belgjika e para me 7 pikë, aq sa ka edhe Norvegjia.

/GazetaBlic Sport/