Edhe komuna e Obiliqit si shumë komuna të tjera të Kosovës ka shkuar në balotazh.
Ish-kryetari i kësaj komune, njëherësh kandidat i Iniciativës Qytetare për kryetarin e Obiliqit, Xhafer Gashi, nuk ka arritur të marrë mbi 50% të votave, duke arritur në kuotën 48.25% raporton Gazeta Blic.
Pas tij rënditet kandidati i LVV-së, Halil Thaçi, me 20% të votave.
Gazeta Blic ka kontaktuar me zotin Thaçi për ta pyetur më gjerësisht nëse pritet të ketë koalicion me ndonjë parti para raundit të balotazhit, i njëjtit u përgjigj kështu.
“Jemi në shqyrtim me strukturat tona të brendshme, jemi të gatshëm të bëjmë koalicion me të gjithë ata që duan ndryshim në komunën e Obiliqi” tha Thaçi për “Gazeta Blic”
Pas Lëvizjes Vetëvendosje në vend të tretë është renditur Lidhja Demokratike e Kosovës me 9.43% të votave me kandidatin Mehmet Krasniqi.
Në vendin katërt u rendit Lista Serbe me 9.21% të votave duke lënë pas Lëvizjen për Bashkim me 7.52% të votave, AAK-në me 3.09% dhe në fund është renditur PDK-ja me 2.51% të votave.



