Lajme

Flasin nga PDK e Malishevës për balotazhin!

10/21/2021 11:14
nga:N M

Nisma Socialdemokrate e Kosovës që udhëhiqet nga Fatmi Limaj me 14 nëntor do të shihet nëse do të arrijë të mbajë Malishevën si bastion të këtij subjekti politik.

Kandidati i NISMA-s, Ekrem Kastrati, në zgjedhjet e 17 tetorit ka dal i pari me 34.30 për qind apo 7 mijë e 316 vota.

I dyti rënditet kandidati i PDK-së për kryetar të Malishevës, Isni Kilaj, i cili ka fituar 6 mijë e 200 vota në raundin e parë apo 29.07 për qind.

Gazeta Blic ka kontaktur me Isni Kilaj i cili ka thënë se si subjekt politikë në Malishevë nuk kanë vija të kuqe për partitë e tjera që kanë dalur të tretit apo edhe të katërtit në këtë komunë.

Kilaj ka thënë se bisedime për koalicione të mundshme për 14 nëntor nuk kanë me asnjë parti politike aktualisht, por që për këtë ka pohuar se do të vendosin bashkë më partinë në Qendër.

“Nuk kemi vija të kuqe pë askënd, programi ynë që kemi pasur ndoshta më shumë përputhet me atë të Lidhjes Demokratike të Kosovës. Po e them prapë që nuk kemi biseduar me askënd, por këtë do të bëjmë pas konsultave me partinë në Qednër “, ka thënë Iisni KIlaj.

Lidhja Demokratike e Kosovës në këtë komunë apo kandidati i saj Bajrush Hoti ka dal i tretë nga zgjedhjet e së dielës duke siguruar 3 mijë e 614 vota apo 15.04 për qind.

Pas LDK-së, radhitet burri i ministres së Drejtësisë Albulena Haxhiu, Alban Krasniqi që ka arritur të mbledh 3 mijë e 207 vota ose 15.04 për qind.

Krasniqi pas rezultateve të publikuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë thirrje elektoratit të Lëvizjes Vetëvendosje që raundin e dytë ta bojkotojnë si proces e që lë të nënkutpohet se si subjekt politik në këtë komunë, ata nuk do të përkrahin asnjërin nga dy kandidatët që janë në garë.

Këto janë votat e secilit kandidatë në zgjedhjet e 17 tetorit në Malishevë:

EKREM KASTRATI 119.NISMA
7.316 34,30%

ISNI KILAJ 177.PDK
6.200
29,07%

BAJRUSH HOTI 160.LDK
3.614
16,94%

ALBAN KRASNIQI 144.LVV
3.207
15,04%

KASTRIOT BERISHA 121.AAK
917
4,30%

SELAJDIN BYTYÇI 141.SB
75
0,35%

Mblidhet LDK, a do të diskutohet për koalicionet?!