Pak përparime janë bërë në Kosovë në drejtim të reformave që lidhen me integrimin e vendit në Bashkimin Evropian, theksohet në Raportin e Progresit të vendeve të Ballkanit Perëndimor.
Dy faktor kryesorë përmenden në raport, situata e paqëndrueshme politike si pasojë e zgjedhjeve të shpeshta të parakohshme dhe pandemia e Covid-19.
Zgjedhjet parlamentare të shkurtit 2021 ishin të administruara mirë, transparente dhe konkurruese, pavarësisht disa mangësive, por forcimi i kuadrit ligjor dhe institucional mbi fushatën zgjedhore dhe financimin e partive politike mbetet një fushë ku duhet të kryhen reforma të thella” thuhet në raport.
Kosova të kontribuojë në arritjen e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse me Serbinë.
Në raportin e progresit në pjesën për Kosovën flitet edhe për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë.
“Komisioni Evropian i bën thirrje Kosovës që të angazhohet në mënyrë konstruktive dhe të bëjë përpjekje të mëtejshme thelbësore në zbatimin e të gjitha marrëveshjeve të kaluara dhe të kontribuojë në arritjen e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse të normalizimit ligjërisht të detyrueshëm me Serbinë”. Sipas Komisionit Evropian, një marrëveshje e tillë me Serbinë është urgjente dhe vendimtare në mënyrë që Kosova dhe Serbia të përparojnë në rrugëtimin e tyre evropian.


