Sporti

Sjellja e çuditshme e futbollistit, feston golin e kundërshtarit, akuzohet për trukim ndeshje

10/20/2021 15:50
nga:Mergim Rreci

Gjatë ndeshjes së Kategorisë së Dytë në Ukrainë mes skuadrës së Uzhhorod dhe Kremunçukut ka ndodhur diçka e pakëndshme dhe e pazakontë.

Skuadra e Kremençukut pëson golin e parë të takimit në muinutën e 65′ nga një gol i Mikola Gaduçuk dhe në pamjet e kësaj goli shihet sesi numri 18 i skuadrës mike, Vitali Bojko ka festuar golin e ekipit kundërshtar.

Pamjet bëjnë menjëherë xhiron e internetit dhe ky rast shkon menjëherë në Komisionin e Disiplinës, Etike dhe të Fair-Play-t të Federatës Ukrainase të Futbollit se lojtari ka trukuar këtë ndeshje.

Ndërkohë vetë lojtari e mohon duke deklaruar se nuk ishte i lumtur për golin: “Nëse shihni të gjithë ndeshjen, mund të evidentoni në kamera të ndryshme se unë ngre duart lart dhe duke tundur kokën. Nuk isha i lumtur për golin.”