Kanë përfunduar dy ndeshjet e ditës së sotme në Superligë.
Gjilani ka triumfuar ndaj Drenicës me rezultat 2 me 1, shkruan GazetaBlic Sport.
Progni shënoi dy gola për skuadrën e Ismet Munishit, kurse Zabergja shënoi golin e vetëm për Drenicën.
Është një fitore e madhe për skuadrën e Gjilanit, e cila tashmë kalon në pozitën e tretë me 17 pikë, aq sa ka Drenica në vendin e dytë dhe një pikë më pak se Ballkani i vendit të parë.
Ballkani nuk ka arritur më shumë se një barazim pa gola me skuadrën e Dukagjinit. Rezultati përfundimtar i kësaj sfide ishte 0 me 0.
/GazetaBlic Sport/


