Sporti

Nuk ka ‘paqe’ për futbollistët e Atalantas, u zgjuan pesë herë nga gjumi për shkak të alarmit të zjarrit në hotel

10/20/2021 14:20
nga:Mergim Rreci

Lojtarët e Atalantas u zgjuan pesë herë me zhurmën e një alarmi zjarri në hotelin e tyre në Manchester mbrëmë.

Atalanta luan sonte kundër “Djajve të Kuq” në Old Trafford, përcjell GazetaBlic Sport.

Skuadra e Serie A është liderja e Grupit F me katër pikë në dy ndeshje.

Nuk ishte një natë e lehtë për futbollistët e Gian Piero Gasperini të cilët nuk mund të flinin siç duhet për shkak të alarmit të zjarrit në hotelin e tyre.

Sky Sport Italia raporton se alarmi ra pesë herë dhe e bëri të pamundur që lojtarët e Atalantës të bëjnë gjumë të rregullt.

/GazetaBlic Sport/