Ylli i Milanit, Theo Hernandez është jashtë fushave për shkak të COVID, por ai u dërgoi një mesazh mbështetjeje shokëve të tij të skuadrës para ndeshjes së tyre në Ligën e Kampionëve kundër Portos.
Fitorja sot është e domosdoshme për Rossonerët, të cilët humbën dy ndeshjet e para të fazës së grupeve kundër Liverpool dhe Atletico Madrid, përcjell GazetaBlic Sport.
“Gjithmonë me skuadrën time, forca Milan,” shkroi mbrojtësi në Twitter.
Vlen të theksohet se sipas mediave në Itali, Milani tashmë po konsideron zgjatjen e kontratës së tij pavarësisht se marrëveshja e tij aktuale skadon në qershor 2024.
/GazetaBlic Sport
Always with my team ❤? Sempre @acmilan!!!! ???? #PortoMilan #UCL pic.twitter.com/7H1BdzML8G
— Theo Hernandez (@TheoHernandez) October 19, 2021


