kuadra e Llapit ka shënuar një fitore jashtëzakonisht të madhe, në sfidën e vlefshme për xhiron e 10-të në elitën e futbollit kosovar.
Llapjanët e kanë mposhtur me rezultat të thellë 6-0 Ulpianën në udhëtim, në duelin e zhvilluar në stadiumin ‘Sami Kelmendi’ në Lipjan.
Kjo ishte fitorja 100-të e trajnerit Tahir Batatina prej që e mori drejtimin e Llapit në vitin 2013.
Fitoren e 100-të jubilare, Batatina i’a ka dedikuar komandantit legjendar, Zahir Pajaziti.
Më poshtë keni postimin e plotë të Tahir Batatinas në llogarinë e tij zyrtare në facebook.


