Sporti

“Humbja nga Leicester na zgjoi nga gjumi”, Solskjaer flet para ndeshjes së Ligës së Kampionëve

10/19/2021 16:39
nga:Lorik J

Ole Gunnar Solskjaer tha se Manchester United do të jenë më të vëmendshëm ndaj Atalantas pas humbjes ndaj Leicester City.

“Djajtë e Kuq” presin Atalantën pas humbjes 4-2 ndaj Leicester City në Premier League fundjavën e kaluar dhe Solskjaer tha se ai ka parë një ‘reagim’ nga lojtarët e tij pas asaj humbje, përcjell GazetaBlic Sport.

“Ne kemi dëshirë dhe vendosmëri të madhe”, tha fillimisht Solskjaer në konferencën për shtyp.

“Ne nuk jemi aq të lumtur për momentin, por kemi dëshirë dhe vendosmëri të madhe. Unë pashë reagimin e lojtarëve, pranimi i katër golave në ndeshjen kundër Leicester ishte një thirrje zgjimi.”

“Tani ne përqëndrohemi tek Atalanta,” vazhdoi ai.

“Një ekip tjetër, një garë tjetër. Ka shumë gjëra që nuk shkuan mirë, ne jemi përpjekur të përmirësohemi. Ne duhet të dimë se çfarë po bëjmë, por duhet të eliminojmë gabimet”, përfundoi ai.

/GazetaBlic Sport