Lajme

Aksident me vdekje në aksin Shkodër-Lezhë

10/19/2021 08:11
nga:Y I

Një aksident i rëndë me vdekje ka ndodhur në Shkodër ku si pasojë ka humbur jetën një person dhe është lënduar një tjetër.

Aksidenti ka ndodhur në rrugor Shkodër-Lezhë, në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Dajçit “, automjeti me drejtues shtetasin Z.M.,është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin V.T., ku si pasojë ka ndërruar jetë drejtuesi i mjetit shtetasi Z.M., dhe ka marrë dëmtime e dërguar në spitalin e Traumës, Tiranë drejtuesi i mjetit tjetër shtetasi V.T.

Burime për abcnews.al bëjnë me dije se ka humbur jetën shtetasi Zyhdi Meti 67 vjeç dhe është lënduar shtetasi V.T.

“Në aksin rrugor Shkodër-Lezhë, në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Dajçit “, automjeti me drejtues shtetasin Z.M.,është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin V.T., ku si pasojë ka ndërruar jetë drejtuesi i mjetit shtetasi Z.M., dhe ka marrë dëmtime e dërguar në spitalin e Traumës, Tiranë drejtuesi i mjetit tjetër shtetasi V.T.”, thuhet në njoftimin e policisë./abcnews.al