Lajme

Ja si festoi LDK në Podujevë, detaje interesante

10/18/2021 20:37
nga:Q R

Lëvizja Vetëvendosje e Lidhja Demokratike e Kosovës do të garojnë edhe një herë për ta fituar Podujevën.

Asnjëra nga këto dy parti nuk arriti të kalojë 50 përqindëshin e kërkuar për ta fituar komunën pa balotazh.

Por, me rezultatin e arritur aty ishin të kënaqur shumë simpatizantë të LDK-së, të cilët festuan mbrëmjen e së dielës me daulle e valle. Festës së tyre nuk i munguan as fishekzjarret e këngët për Ibrahim Rugovën, që u lëshuan në kryeqendrën e Llapit.

Atmosferë e njëjtë nuk ishte në Vetëvendosje. Pranë selisë së kësaj partie ishin mbledhur shumë pak njerëz. Fytyra të gëzueshme nuk mund të gjeje as brenda zyrave ku qëndronin anëtarët e këtij subjekti.