Lajme

Suhareka përsëri nën drejtimin e Bali Muharremajt, numërohen 100% të votave

10/17/2021 23:57
nga:M K

Komisioni Qendror Zgjedhor ka përfunduar numërimin në Komunën e Suharekës.

Sipas rezultatit të publikuar nga KQZ-ja fitues i këtyre zgjedhjeve është kandidati nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Bali Muharremaj.

Muharremaj ka arritur të mbledhë 52.28% të votave nga banorët e kësaj komune.

Kurse kandidati i LDK-së, Ardian Shala ka mbledhur 29.51% të votave në këto zgjedhje.

Ndryshe kjo komunë është drejtuar nga Bali Muharremaj edhe gjatë mandatit të kaluar.