Lajme

Goran Rakiq shpall fitoren e Listës Serbe në 10 komuna

10/17/2021 22:59
nga:Mergim Rreci

Kandidatët e Listës Serbe fituan zgjedhjet lokale në Kosovë në 10 komunat me shumicë serbe.

Kështu njoftoi sonte kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq.

“Me gjithë presionin ndaj njerëzve tanë, ne treguam forcë, unitet dhe harmoni në zgjedhjet e sotme,”, tha ai në një konferencë për shtyp.