Policia e Kosovës ka informuar popullin për granatën me të cilën janë sulmuar policët doganorë në pikën kufitare në Jarinjë.
Ata kanë konfirmuar raportimet e KosovaPress dhe Periskopit për çështjen në fjalë.
Policia ka deklaruar se nuk ka informacione për ndonjë të lënduar, derisa hetimet po vazhdojnë.
Ky do të ishte sulm i paprecedent ndaj institucioneve të Kosovës nga territori i Serbisë.
Informacion zyrtar
Prishtinë, 17 tetor 2021
Policia e Kosovës, përmes zyrtarëve kufitarë ka pranuar informacion se në pikë kalimin kufitarJarinje, sot në orët e pasditës, një predhë e fishekut të armës së zjarrit ka goditë një kontenjerë i cili sherben për zyrtarët kufitar të policisë kufitare dhe doganierëve të RKS.
Bazuar në informacionet e para, predha dyshohet se ka ardhë nga drejtimi i fshatit Tusnica i Serbisë.
Nuk raportohet për ndonjë person të lënduar, përderisa hetimet lidhur me rastin kanë filluar.
Puna dhe qarkullimi në këtë pikë kalim kufitar të përbashkët e cila gjindet në territorin e Serbisë, sipas marrëveshjes për menagjim të integruar të kufirit po vazhdon pa problem.