Portieri i Chelseas, Edouard Mendy ishte lojtari i ndeshjes në fitoren 1-0 si mysafir ndaj Brentford, duke i dhënë lidershipin në tabelë skuadrës së tij.
Eksperti i merkatos, Fabrizio Romano ka konfirmuar se Chelsea kishte mundësinë që të nënshkruante me portierin Donnaruma si agjent i lirë, por bordi i londinezëve donte t’i besonte portierit Mendy.
“Chelsea kishte mundësinë të nënshkruante me Donnarumman si agjent i lirë, muaj më parë. Bordi donte t’i besonte Mendy si “ai është portieri ynë edhe për vitet e ardhshme”, ka theksuar Romano.
7 vjet më parë Edouard ishte i papunë, duke u rreshtuar në një qendër lokale pune dhe gati për të lënë futbollin, kurse tani ai është i paprekshëm te Chelsea.
Reprezentuesi nga Senegali tani ka mbajtur 30 porta të paprekura në 54 paraqitje për Chelsean në të gjitha garat, me vetëm Cech (51 ndeshje) që ka mbajtur më shumë porta të paprekura në më pak ndeshje për klubin e Chelseas.


