Lajme

Voton Arben Vitia

10/17/2021 09:10
nga:Genita C

Kandidati për kryetar të Prishtinë, Arben Vitia, ka votuar në shkollën “Ali Sokoli” në Prishtinë.

Vitia kandidon nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje.

Vitia ka votuar rreth orës 9 në shkollën “Ali Sokoli” në kryeqytet.

“Në këtë ditë të bukur vjeshte me mot të mirë sapo ushtrova të drejtën e votës. Pas një fushate të gjatë dhe fer nga kandidatët sot është një ditë shumë e rëndësishme për demokracinë. I ftoj qytetarët që të dalin sa më masivisht në këto zgjedhje, sepse sa më shumë që dalin aq më i fortë është verdikti i qytetarëve. Falenderoj institucionet dhe të gjithë ata që po punojnë në këtë ditë të dielë. Qoftë kjo një ditë e mbarë për Kosovën”, ka thënë Vitia në Klan Kosova.

Ndryshe, Vitia ka dhënë dorëheqje nga posti i ministrit të Shëndetësisë për të kandiduar për të parin e kryeqytetit.