Lajme

1 milion e 885 mijë e 448 persona kanë të drejtë vote të dielën

10/16/2021 17:27
nga:Y I

Në zgjedhjet lokale që mbahen këtë të diel të drejtë vote kanë 1 milion e 885 mijë e 448 qytetarë.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve krijon listën votuese në bazë të të dhënave të Regjistrit Civil të Kosovës.

Pasi që KQZ pranon të dhënat nga Regjistri Civil, atëherë votuesve u përcaktohet qendrat e votimit të votuesve, duke pas parasysh që qytetarët të mund të votojnë sa më afër vendbanimit të tyre.

Teksa ndryshimin e qendrës së votimit qytetarët mund ta bëjnë brenda afateve të caktuara.

Zgjedhjet lokale: 109 ekipe mobile për personat me nevoja të veçanta, 87 për të infektuarit me COVID