Sporti

Zinedine Zidane prioritet i Newcastle United

10/15/2021 11:48
nga:E K

Newcastle vazhdon të vlerësojë tregun për të punësuar një trajner dhe Zinedine Zidane do të jetë gjithashtu në listën e klubit anglez.

Sipas Mirror, pronarët e rinjë të Newcastle United, të Arabisë Saudite, të cilët blen klubin anglez po krijojn një mega-projekt për këtë klub, shkruan GazetaBlic Sport. ​

Të punësosh një trajner për të zëvendësuar Steve Bruce është një nga prioritetet e sheikëve të Newcastle United.

Përveç Zidane janë përfolur edhe emra të tjerë që mund të marrin drejtimin e Newcastle si: Steven Gerrard, Frank Lampard, Antonio Conte, Brendan Rodgers.

/GazetaBlic Sport/