Disa tifozë hungarezë u ndaluan të shkojnë në stadiume për dy vjet, pas incidenteve të së martës, gjatë kualifikueseve për Kupën e Botës 2022, midis Anglisë dhe Hungarisë (1-1), raportoi këtë të enjte, Federata Hungareze.
“Disa njerëzve të identifikuar në vend nga autoritetet u ndalohet të marrin pjesë në ngjarje sportive për dy vjet sipas dispozitave të ligjit të sportit,” tha një zëdhënës i Federatës së Hungarisë, pa specifikuar megjithatë numrin e tifozëve të ndëshkuar, transmeton GazetaBlic Sport.
Vendimi vjen pas përplasjeve midis mbështetësve hungarezë dhe policisë në stadiumin Wembley në Londër, të cilat çuan në arrestimin e gjashtë personave.
Sipas Policisë të Londrës, “incidentet ishin të vogla”, por autoritetet duhej të përdornin shkopinj për të kontrolluar turmën.
Një person u ndalua për fyerje raciste, dy për përleshje në tribuna dhe tre, tashmë jashtë, për çrregullim dhe dehje.
/GazetaBlic Sport/


