Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës, për kryetar të Prishtinës, Përparim Rama, ka thënë se do të jetë kryetari urbanist që do të kujdeset për të gjithë.
“Është puna, nderi dhe privilegji im, që si urbanist e arkitekt, të kujdesem për të gjithë, ngaqë kjo është detyra ime thelbësore e profesionit tim”, ka thënë Rama.
Më tej, Rama, ka theksuar se Prishtina do të ketë shumë përparësi kur të udhëhiqet nga ai si urbanist e arkitekt.
“Eksperienca ime ndërkombëtare më ka mësuar që të mos flas për përparësitë e mia si individ, por në këtë rast, për përparësitë e Prishtinës që do të udhëhiqet nga një urbanist e arkitekt”, ka potencuar Rama.