Analisti politik, Imer Mushkolaj, deklaron për ‘Gazeta Blic’ se aksionin në veri e sheh përtej fushatës politike.
Sipas tij, në raste të tilla secili aksion që realizohet mund të konsiderohet fushatë.
“Unë e shoh përtej fushatës këtë aksion, përshkak se bëhet fjalë për një intervenim i cili nuk është bërë vetëm në veri, por është bërë edhe në Mitrovicën e Jugut edhe në Prishtinë edhe në Pejë dhe duke pasur parasysh këtë fakt nuk kemi të bëjmë me një aksion kundër një etnie të caktuar, ne e pam që më shumë kishte të arrestuar shqiptar. Tekefundit duhet me pas parasysh që secili aksion që realizohet në raste të tilla mundet me u konsideru si një aksion ndoshta edhe për fushatë. Unë mendoj që qytetarët janë më të menqur se sa përpjekjet e politikanëve me kriju situata që atyre munden me ja kthy mendjen”, vlerëson ai
Aksioni në veri, fushatë zgjedhore apo luftim i kontrabandës-Kështu përgjigjen ekspertët


