Lajme

Policia me komunikatë për aksionin në Veri, 10 zyrtarë policorë të lënduar

10/13/2021 18:30
nga:Y I

Policia ka lëshuar edhe një njoftim për media për aksionin e sotëm.

Aty thuhet se qëllimi i operacionit policor ishte parandalimi dhe luftimi kontrabandës në disa rajone të Kosovës (Prishtinë, Pejë, Mitrovicë Jugu, Mitrovicë Veriu dhe Zveqan), respektivisht kontrollin e 26 lokacioneve të dyshuara, sekuestrimin e mallrave të kontrabanduara dhe arrestimin e personave të dyshuar për përfshirje në kontrabandë.

Por situata në veri u tensionua, policia thekson se aty grupe kriminale në mënyrë të organizuar janë grumbulluar, kanë krijuar bllokime të rrugëve me mjete të ndryshme transportuese, kanë përdorur bombola gazi, shok bomba, të shtëna me armë zjarri e granata dore, me qëllim të pengimit dhe sulmit ndaj zyrtarëve policorë dhe doganorë, të cilët kanë qenë në kryerje të detyrës zyrtare.

Njoftimi i plotë: