Ndeshja në mes Shqipërisë dhe Polonisë u shoqërua me probleme mes tifozëve të dy grupeve.
Kishte shumë shishe të hedhura mes dy tifozerive, por që më pas kjo gjë esklaoi, me tifozët e Polonisë që gjuajten edhe karrige, transmeton GazetaBlic Sport.
Nuk munguan reagimet e ndryshme pas këtij takimi.
Një prej tyre dhe i Anita Włodarczyk, rekordmene botërore dhe kampione në hedhjen e çekiçit.
Anita ka postuar një foto në llogarinë e saj në ‘’Twitter’’ duke e shoqëruar me mbishkrimin: ‘’Sa keq që nuk isha aty në Tiranë. Do të bombardoja me çekiç tifozët shqiptarë për sjelljet e tyre jokorrekte’’, shkruan polakja duke i habitur të gjithë.
Szkoda, że nie ma mnie na murawie w Tiranie ? byłoby bombardowanie młotami ☄️☄️ w stronę albańskich kibiców za beznadziejne zachowanie ?
— anita wlodarczyk (@AnitaWlodarczyk) October 12, 2021


