FIFA ka reaguar pas ngjarjeve të djeshme në ndeshjen Shqipëri – Poloni.
Kjo organizatë e ka dënuar ashpër këtë gjest duke u shprehur se materialet janë tashmë në verifikim dhe nuk do të ketë tolerancë për episodin e ndodhur, transmeton GazetaBlic Sport.
‘’FIFA aktualisht po analizon raportet e dërguara mbrëmjen e djeshme mbi sfidat eliminatore të Botërorit në mënyrë që të marrë vendimit më të përshtatshme.
FIFA dënon me forcë incidentet në sfidat Angli-Hungari dhe Shqipëri-Poloni dhe do të donte të deklaronte se ky qëndrim është i vendosur në refuzimin e çdo forme të dhunës, si dhe çdo lloj diskriminimi ose abuzimi. FIFA ka një qëndrim shumë të qartë, zero tolerancë ndaj sjelljeve të tilla të neveritshme në futboll’’, shkruhet në raportin e FIFA-s.
Ndërkohë pjesë e hetimit është bërë dhe Hungaria pasi tifozët u përleshën masivisht me policinë në sfidën me Anglinë duke krijuar trazira në stadium.



