Lajme

Aksident në qendër të Prishtinës, lëndohen rëndë tre persona

10/12/2021 22:34
nga:Y I

Sonte rreth orës 22:00 ka ndodhur një aksident në rrugën “Luan Haradinaj” në Prishinë, raporton Gazeta Blic.

Aksidenti ka ndodhur mes dy automjeteve në lëvizje.

Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar 3 persona.

Lajmin e ka konfirmuar për “Gazeta Blic” zëdhënësja e Policisë, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 22:00, në rrugën Luan Haradinaj, në Prishinë, ka ndodhur një aksident rrugor në mes dy automjeteve në levizje.
Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar 3 persona. Personat e lënduar janë dërguar për trajtim të nevojshëm mjekësor, ndërkohë që me rastin po merret njësiti i trafikut”