Sporti

Shqipëria dhe Polonia luajnë pa gola në pjesën e parë, Kosova barazon në fund të pjesës së parë

10/12/2021 21:35
nga:E K

Shqipëria ka mbyllur pjesën e parë me barazim ndaj Polonisë.

Pjesa e parë ishte kryesisht e qetë dhe pa shumë raste shënimi, shkruan GazetaBlic Sport.

Rastin më të mirë të shënimit e pati Uzuni të cilit i erdhi topi pas goditjes nga Manaj e cila u bllokua paraprakisht.

Në anën tjetër Kosova e ka mbyllur pjesën e parë me barazim 1-1.

Goli i parë në ndeshje erdhi si pasojë e një gabimi trashanik nga Aro Muric kurse më së miri përfitoi Okriashvli i cili realizoi për epërsinë e mysafirëve.

Golin e barazimit e shënoi, Vedat Muriqi, nga penalltia në minutën e 45’të të takimit.

/GazetaBlic Sport/