Sporti

Përleshje mes tifozëve shqiptarë dhe polakë, ndërhyn policia

10/12/2021 19:24
nga:E K

Shqipëria do të përballet sot me Poloninë në kuadër të kualifikimeve për Botërorin “Katar 2022”.

Kuq e Zinjtë e presin Poloninë në “Air Stadium Albania” për ndeshjen që do të zhvillohet me fillim nga ora 20:45, shkruan GazetaBlic Sport.

Shqipëria ka rastin e artë për t’u kualifikuar në Kupën e Botës për herë të parë në histori të futbollit shqiptar.

Shumë tifozë nga Kosova kanë udhëtuar për të përkrahur Shqipërinë në Air Stadium Albania.

Tifogrupi i KF Prishtinës të cilët njihen si përkrahës të flaktë të Kuq e Zinjëve nuk kanë munguar në Shqipëri.

Plisat kanë udhëtuar në mënyrë të organizuar në një grup prej 430 personave.

Ultarsit nga Prishtina kanë filluar një sherr me tifozët polakë ku u desh edhe ndërhyrja e policisë shqiptare.