Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Prishtinës, Arben Vitia, ka qëndruar në fshatra të kryeqytetit, ku ka marrë mbështetje për të udhëhequr për katër vitet e ardhshme.
Vitia para tyre ka shpalosur programin para tyre, duke i dëgjuar hallet dhe problemet me të cilat përballen.
Shkrimi i plotë nga Arben Vitia:
Duke qëndruar në Llap kuptuam se qytetarët e këtij vendi kanë vullnet të ndryshojnë. Mbi këtë vullnet na janë bashkuar ne. Faleminderit nga zemra Tenezhdoll, Vranidoll, Progovc, Barilevë e Bardhosh.
Jemi bashkë në kërkesat tuaja. Ndriçimi publik, trotuaret, ndërtimi i shkollave, çerdhet, qentë endacakë, hapësirat sportive, pikat e grumbullimit të produkteve, mbeturinat inerte janë disa prej çështjeve që i diskutuam. Mbikëqyrje, monitorim dhe llogaridhënie. Këto do të na përcjellin gjatë punës tonë. Ecim bashkë Prishtinës! ❤️
https://www.facebook.com/100000591979976/posts/4963010390395311/