Lajme

Çka do të ndodhë sot në Kosovë

10/11/2021 07:22
nga:Q R

Gazeta Blic sjellë ngjarjet e ditës së sotme.

Kandidati i PDK-së për kryetar të Prishtinës Uran Ismaili mban konferencë për media. (Para zyrës së Degës, te Qafa, ora 08:00)

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka do të vizitojë Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare për të bërë pranimin e automjetit për vaksinim nga Ministria e Shëndetësisë. (Ora 09:00)

Mbahet Samiti Digjital i Ballkanit Perëndimor në Podgoricë. (Ora 09:00)

Komisioni për Legjislacion mban dëgjim publik për Projektligjin për Gjykatën Komerciale. (Kuvendi i Kosovës, salla N-506, ora 10:00)

Mbahet takimi virtual i Këshillit Prokurorial të Kosovës. (KPK, ora 10:00)

Ushtruesja e detyrës e ministres së Shëndetësisë, Dafina Gexha-Bunjaku do të vizitojë Klinikën e Onkologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës. (Ora 10:30)

Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, salla C-301, ora 11:00)

Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj merr pjesë në tubimet zgjedhore të kësaj partie. (Suharekë, hotel “Solid”, ora 15:00 dhe Rahovec, Kullë Gradish, ora 17:00)

Konferenca për media e Kombëtares së Kosovës. (Stadiumi “Fadil Vokrri”, ora 16:00)
Stërvitja e Kombëtares së Kosovës (Stadiumi “Fadil Vokrri”, ora 16:30)

Konferenca për media e Kombëtares së Gjeorgjisë (Stadiumi “Fadil Vokrri”, ora 17:30)
Stërvitja e Kombëtares së Gjeorgjisë (Stadiumi “Fadil Vokrri”, ora 18:00)

Kandidati për kryetar të Prishtinës nga AAK-ja, Daut Haradinaj takim me banorë të lagjeve: Parku i Qytetit, Rruga e Bledit, Velanisë dhe Taslixhes. (Zyrat e Shtabit Zgjedhor të Prishtinës, te Sheshi 21, ora 18:00)