Robin Haxhi Krasniqi ka humbur titullin e botës IBO në peshat e mesme pas rimeçit me Dominic Boesel.
Pas vendimit të ndarë të gjyqtarëve pas 12 raundeve, Boesel fitoi titullin, duke mposhtur shqiptarin, Haxhi Robin Krasniqi, shkruan GazetaBlic Sport.
Tifozët në Madeburg dhe shumë të tjerë nga vende të ndryshme të botës nuk po pajtohen me këtë vendim.
Madje edhe mediumi ‘Spiegel’ në Gjermani ka raportuar se Haxhi Krasniqi ishte më i mirë, teksa Boesel fitoi në mënyrë të diskutueshme.
“Dominic Bösel mposhti Robin Krasniqin në mënyrë kontroverse në pikë. Lufta e dytë midis Robin Krasniqit dhe Dominic Bösel përfundon me një vendim shumë të dyshimtë. Pas dymbëdhjetë raundeve, Bösel u shpall fitues. Krasniqi ishte më i mirë”, shkruan mediumi gjerman.
/GazetaBlic Sport



