Kosova ka pësuar humbje me rezultat 2-0 ndaj Suedisë.
Kombëtarja vendase kaloi fillimisht në epërsi falë një penalltie të fituar pas një prekje me dorë nga Hadergjonaj, shkruan GazetaBlic Sport.
Forsberg e mori përsipër ekzekutimin e penalltisë.
Ai ishte i saktë nga 11-metërshi duke dërguar topin pas shpinës së Aro Muric në minutën e 29’të të takimit.
Golin e dytë për suedezët e shënoi sulmuesi i talentuar, Isak.
Isak realizoi një supergol me një goditje të bukur jashtë zone në minutën e 61’të të takimit.
Për të vulosur fitoren e kombëtares së tij u përkujdes, Quairson, i cili realizoi gol të bukur pas një solo aksioni në minutën e 79’të të takimit.
Pas ndeshjes për SuperSport Kosova ka folur, Florent Hadergjonaj i cili i kërkoj falje popullit të Kosovës për humbjen.
“Besoj që si skuadër kemi mundur të bëjmë më mirë. Kishim 20 minuta të mirë, raste, shënuam gol, por ishte në offside”.
“Suedia me atë kualitet është shumë vështirë, goli i dytë e tregon më mirë”.
“Që moti nuk kemi luajtur me tifozë si mysafirë, kërkoj falje që nuk e gëzuam popullin”,tha Hadergjonaj.
/GazetaBlic Sport/


