Sporti

Hungaria – Shqipëria, kjo është forma e dy kombëtareve në pesë ndeshjet e fundit

10/09/2021 13:48
nga:Mergim Rreci

Kombëtarja shqiptare e futbollit ka mbërritur paraditen e djeshme në Budapest, ku do të përballet me Hungarinë sonte në mbrëmje, në sfidën e vlefshme për eliminatoret e Kupës së Botës Katar 2022, ku kuqezinjtë synojnë të pozicionohen në vendin e dytë dhe të ëndërrojnë për një kualifikim historik.

Kombëtarja e Shqipërisë ka gjasa reale për ta arritur kualifikimin e madh në Kupën e Botës dhe këtë gjë duhet ta dëshmojë edhe në ndeshjen e sotme ndaj Hungarisë, shkruan GazetaBlic Sport.

Kuqezinjtë duhet që më patjetër të marrin pikët e plota ndaj një kundërshtari në garë siç është Hungaria dhe më pas të synohet edhe fitorja e madhe ndaj Polonisë, ditën e martë.

Analizuar formën e dy kombëtareve në pesë ndeshjet e fundit del se kombëtarja e Shqipëria ka pak formë më pozitive. Nga 5 ndeshjet e fundit, Shqipëria i ka fituar dy prej tyre, i ka humbur dy poashtu si dhe ka barazur ndaj Uellsit në miqësore.

Në anën tjetër, Hungaria ka dy humbje (njërën nga Shqipëria), dy barazime dhe një fitore.

/GazetaBlic Sport/