Sporti

Kosova U17 synon fitoren e dytë sot ndaj Sllovenisë

10/09/2021 09:02
nga:Mergim Rreci

Futbollistët e Kosovës U17 do të zbresin sot përsëri në fushë.

“Dardanët” U17 do të përballen me kombëtaren e Sllovenisë, në ora 11:00, shkruan GazetaBlic Sport.

Të udhëhequr nga nipi i Adem Jasharit, Igball Jashari, futbollistët e Kosovës kërkojnë fitoren e dytë pas fitores ndaj Austrisë në ndeshjen e parë.

Sllovenia është një kombëtare shumë e fortë dhe ndeshjen e parë e ka fituar me rezultat 8 me 0 ndaj Ishujve Faroe.

Megjithatë, potenciali i madh që kanë djelmoshat e trajnerit Arsim Abazi, jep shpresa të qarta për një rezultat pozitiv në këtë takim.

/GazetaBlic Sport/