Sporti

Newcastle United hidhet menjëherë në “gjah”, dy emra të mëdhenj në radarin e klubit anglez

10/08/2021 20:58
nga:E K

Blerja e fundit e Newcastle United nga Fondi Saudit për Investime Publike ka ngjallur një valë zërash për transferime të mundshme të klubit anglez.

Me pronarët e rinj tani, Newcastle kanë fuqinë financiare për të shpenzuar shumë në janar, shkruan GazetaBlic Sport.

Një nga emrat e lidhur me një transferim të mundshëm në Angli është ish-portieri i Real Madridit, Keylor Navas, i cili aktualisht është lojtar i Paris Saint-Germain.

Keylor Navas është vetëm një nga emrat e mëdhenj të lidhur me klubin anglez, ashtu si Gareth Bale i Real Madridit.

/GazetaBlic Sport/