Lajme

Ambasada e Britanisë së Madhe ka një lajm të mirë për kosovarët

10/08/2021 12:24
nga:Y I

Qytetarët e Kosovës të cilët janë të vaksinuar e që do të udhëtojnë në Britani të Madhe nuk do të duhet të karantinohen kur të arrijnë atje.

Kjo është bërë e ditur nga Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë.

“Lajm i mirë. Nga e hëna e 11 tetorit qytetarëve të vaksinuar nga Kosova nuk do t’iu duhet të karantinohen dhe nuk do t’iu kërkohet testi PCR për të hyrë në Angli.

Certifikatat e vaksinimit të lëshuara nga Qeveria e Kosovës do të pranohen si dëshmi e vaksinimit.

“Këto rregulla nuk vlejnë për hyrjen në Skoci, Wales dhe Irlandën Veriore”, thuhet në njoftim.

Ndryshe, ditë më parë Britania e Madhe ka rifreskuar listën e vendeve të rrezikshme nga COVID-19 dhe në këtë listë nuk figuron më Kosova.

Largimi i Kosovës nga lista me vendet e rrezikshme nga coronavirusi ka ardhur pas rënies së rasteve të infektimit në Kosovë.